Rozë

Bleona Qereti-Arian Çanit: Po të mos ishe i martuar, do martohesha me ty

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 30 June 2018

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka qenë e ftuar mbrëmë (e premte), në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Ajo ka treguar se është në përgatitje të një libri biografik, i cili do të dalë në shitje së shpejti, dhe flet për jetën artistike të këngëtares.

-Advertisement-

Mes shakave të shumta, ata kanë zhvilluar një bisedë rreth faktit se si Bleona pas kaq vitesh është beqare, dhe lidhja e saj e vetme është me kamerat.

Tutje, Bleona e ka ngacmuar Çanin duke i thënë se është i martuar, sepse po të ishte i lirë, mbase do të martohej me të.

Më poshtë gjeni dialogun Bleona-Çani në emisionin e djeshëm të “Zonë e Lirë”:

Bleona Qereti: Ti je i martuar Arian, sepse ne të dy mund të ishim martuar bashkë, në këto kushte unë kam vetëm kamerën, është e vetmja që nuk më ka tradhtuar. Çdo mashkull tjetër më ka tradhëtuar në mënyrën më të poshtër që mund të ekzistojë, kamera është e vetmja që nuk më tradhton.

Arian Çani: Po të mos isha i martuar, do martoheshe me mua zemër…?

Bleona Qereti: Sigurisht që po, na fal Pufi…

Arian Çani: Nuk mërzitet Pufi jo, ajo ka rrezik më thotë mere në shtëpi Bleonën. Ti vërtetë më ke xhan mua edhe pse nuk i kam 1 milionë Dollarë.

Bleona Qereti: Sigurisht që të kam xhan! Mos u kap me 1 milionë dollarëshin. Që të bëjmë përkthimin shqip shqip, ajo gjë ose është marrë me dashje për të shitur lajmet ose bëhet nga injoranca. Unë besoj që jam njeriu më i keqkuptuar në Shqipëri. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera