Rozë

Bleona feston ditëlindjen në “parajsë” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 15 May 2019

Aktorja dhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, disa momentet nga ditëlindja e saj.

Për Bleonën ka qenë një ditëlindje e veçantë sepse pjesë kanë qenë prindërit e saj, ku së bashku shihen tek po shijojnë një drekë në resortin luksoz, me vendndodhje në Meksiko. Nuk mungon as qenushi i saj, Jonny, i cili gjithashtu ishte pjesë e kësaj feste.

Bleona ka lindur në qytetin e Korçës dhe ka nisur karrierën e saj në një moshë tepër të re. Pas zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2009, Bleona ka punuar me producentë të famshëm si Timbland, Rodney, Jerkins dhe David Foster.

-Advertisement-

Shpesh e kemi parë në krahë të aktoreve dhe personave të famshëm, të Hollywood-it. Bleona mahnit gjithmonë me bukurinë dhe mënyrën si ajo vishet dhe di më së miri si të tërheq vëmendjen e revistave apo mediave amerikane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera