Lajme

Blendi Klosi merr detyrën zyrtarisht si Ministër i Mjedisit

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 15 September 2017

Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën pasardhësit të tij Blendi Klosi në një ceremoni të mbajtur në ambientet e kësaj ministrie.

Koka falenderoi ekipin për bashkëpunimin në arritjen e objektivave dhe sfidave dhe uroi Ministrin Klosi për detyrën me bindjen se puna e nisur do të çohet në një standard më të lartë nga një politikan me përvojë e me eksperiencë institucionale si Ministri Klosi.

Ndërsa ministri Klosi nga ana e tij theksoi rëndësinë që turizmi merr në këtë ministri si një sfidë që ka nevojë për përkushtim dhe profesionalizëm, shkruan Top Channel.

-Advertisement-

Ai theksoi se drejtimi i këtij dikasteri është një përgjegjësi e madhe  dhe synon që ta bëjë Shqipërinë një destinacion konkurrues turistik në nivel global.

Gjithashtu Ministri Klosi siguroi se do t’i  japë një zhvillim të ri, reformave të ndërmarra dhe atyre që pritet të realizohen me qëllim përshpejtimin e përafrimit të standarteve kombëtare me ato të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera