Lajme

Blendi Fevziu shpërndan një video të policëve të kidnapuar dhe e quan agresion mbi Kosovën veprimin e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 14 June 2023

Pas kidnapimit të tre policëve në veri, ka reaguar edhe gazetari, Blendi Fevziu, ku këtë veprim të Serbisë e ka cilësuar si agresion ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Fevziu përmes një postimi në Facebook, është shprehur se kjo është një shkelje flagrante e të gjitha të drejtave ndërkombetare.

“Rrembimi i nje patrulle te policise se Kosoves ne kufirin Kosove – Serbi, sipas autoriteteve shqiptare, ne brendesi te territorit te Kosoves eshte nje shkelje flagrante e te gjitha te drejtave nderkombetare. Eshte nje akt agresioni nga Serbia dhe nje ngarkese me shume ne situaten e tensionuar te Veriut te Kosoves me muajt e fundit. Qeveria e Kosoves duhet te ndermarre hapa urgjente por edhe duhet te kuptoje se Komuniteti Nderkombetar dhe trupat e NATO – s jane garancia dhe mbrojtja jone me e forte.”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera