BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 17 July 2024
Prishtinë, – 17 korrik 2024, BKT Kosova është vlerësuar si Banka më e mirë për qëndrushmëri nga tri (3) revista prestigjioze. Këto çmime njohin përkushtimin e palëkundur të BKT Kosova ndaj mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke afirmuar pozitën e saj si lidere të financave të qëndrueshme në tregun e Kosovës. Në vazhgën e këtyre çmimeve BKT Kosova sot ka publikuar edhe Raportin e pare të qëndrushmërisë.
BKT Kosova është shpërblyer me këto çmime:
1.“Banka më e mirë për qëndrueshmëri mjedisore në Kosovë 2024” nga Global Business Magazine
2.“Banka më e mirë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë 2024” nga Global Banking and Finance, dhe
3.“Banka më e mirë për qëndrueshmëri në Kosovë 2024” nga World Economic Magazine
Këto çmime janë një dëshmi e iniciativave inovative të qëndrueshmërisë së BKT Kosova, të dizajnuara për të nxitur menaxhimin mjedisor, promovimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetet. Banka është krenarë për mirënjohjet ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme në zbatimin e praktikave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme mjedisore, udhëheqjen në financimin e projekteve të shumta të cilat kontribuojnë në rritjen ekonomike të qëndrueshme, përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit. Kjo qasje holistike përputhet me standardet globale të qëndrueshmërisë, duke përforcuar rolin e BKT Kosovës si një institucion financiar përgjegjës i përkushtuar për të krijuar një ndikim pozitiv në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës.
Në përputhje me përkushtimin ndaj parimeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), BKT Kosova ka avansuar strategjin e saj edhe në vitin 2023, me aktivitetet dhe arritjet që rezultuan me vlerësimet e mësipërme. Banka është krenare që ka zhvilluar dy produkte të reja të gjelbëra, përkatësisht Kredin dhe Depozitën e Gjelbër, të dizajnuara për të mbështetur klientët e saj në tranzicionin e tyre drejt praktikave të qëndrueshme.
Për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin bankar të Kosovës, BKT Kosova bashkëpunon me institucione të nderuara ndërkombëtare duke nënvizuar angazhimin e saj të palëkundur për të shfrytëzuar ekspertizën dhe burimet globale. Roli pionier i bankës në digjitalizimin brenda industrisë bankare ilustron qasjen e saj proaktive ndaj inovacionit dhe efikasitetit. Për më shumë, BKT Kosova ka finalizuar borxhin e parë të varur të lidhur me qëndrueshmërinë (ang. sustainability-linked subordinated debt) në Kosovë, duke integruar qëndrueshmërinë në instrumentet e saj financiare dhe strukturën e kapitalit.
Për shumë vite, BKT Kosova ka treguar përkushtimin e saj ndaj përgjegjësisë sociale duke mbështetur aktivisht një gamë të gjerë të iniciativave, aktiviteteve sociale dhe humanitare. Për më tepër, banka ka krijuar partneritete me organizata të shumta joqeveritare dhe humanitare në Kosovë, të cilat ndajnë një qëllim të përbashkët për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit në vend. Trajnimi gjithëpërfshirës i punonjësve të bankës për mjedisin, socialen dhe qeverisjen (ESG), politikat e forta mjedisore dhe korniza e përgjegjësisë sociale tregojnë përkushtimin e saj ndaj praktikave financiare të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.
BKT Kosova është plotësisht e përkushtuar për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt qëndrueshmërisë, duke përafruar qëllimet e saj me kornizat ndërkombëtare dhe duke kontribuar për një të ardhme më të gjelbër.
Raporti i parë i qëndrueshmërisë i BKT Kosova është përpiluar dhe mbështetur nga Fondi për Energji të Gjelbërt (GGF) dhe Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), duke reflektuar përkushtimin e përbashkë për të nxitur menaxhimin mjedisor dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Rreth BKT Kosova:
BKT Kosova është bankë lidere në Kosovë, e njohur për zgjidhjet e saj inovative bankare dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë. Përmes iniciativave të saj strategjike dhe programeve të fokusuara në komunitet, BKT Kosova synon të nxisë rritjen ekonomike, zhvillimin shoqëror dhe ruajtjen e mjedisit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...