Lajme

BKT Kosova nderohet me çmimin “Banka më e mirë Digjitale në Kosovë” nga Euromoney

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 19 July 2024

BKT Kosova është shpallur “Banka më e mirë Digjitale në Kosovë” nga Euromoney në Çmimet Euromoney për Ekselencë 2024. Ky vlerësim nënvizon përkushtimin e BKT Kosova në udhëheqjen e inovacionit digjital dhe ofrimin e shërbimeve bankare digjitale të veçanta në tregun financiar të Kosovës.

Çmimet Euromoney për Ekselencë vlerësohen gjerësisht si një nga çmimet më prestigjioze në industrinë bankare, duke njohur përsosmërinë dhe arritjet e jashtëzakonshme të institucioneve financiare. Çmimet bazohen në një proces vlerësimi rigoroz i cili përfshin një analizë të performancës financiare, kënaqshmërinë e klientit, inovacionet në shërbime dhe produkte, si dhe cilësinë e shërbimit.

Ne jemi shumë të lumtur për vlerësimin që i është bërë bankës me marrjen e çmimit Banka më e mirë Digjitale në Kosovë nga Euromoney. Ky vlerësim njeh përkushtimin tonë për të ofruar zgjidhje inovative dhe të shkëlqyera digjitale për klientët tanë, tha Z. Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosova. BKT Kosova ka fokus të veçantë transformimin digjital dhe përmirësimim e vazhdueshëm të përvojës bankare për klientët e saj.

-Advertisement-

BKT Kosova dëshmohet të jetë pioniere në bankimin digjital, duke qenë e para në sektor që ofron pakon digjitale e cila përmbanë: hapjen e llogarive, aplikimet për kredi, aplikimet për kartelat e kreditit dhe mbitërheqjen. Banka gjithashtu ka revolucionarizuar sektorin bankar me lansimin e pagesave me QR përmes aplikacionit të saj mobil. Duke optimizuar produktet tradicionale bankare dhe duke prezantuar shërbimet digjitale inovative, BKT Kosova ka vendosur standarde për të gjithë sektorin financiar. Për më shumë, BKT Kosova është banka e vetme e cila ka lansuar platëformën “Dora e Parë, platformë online për menaxhimin e listimeve të pasurive të patundshme dhe automjeteve, me mundësi mbështetje financiare për të gjithë përdoruesit e platformës. BKT Kosova ka përditësuar aplikacionin e saj të bankingut mobil “BKT Mobile-4C”, me një rindërtim të plotë të ndërfaqes, duke u ofruar klientëve një përvojë të re dhe të përmirësuar përdorimi. Versioni i ri i BKT Mobile prezanton shumë veçori të dizajnuara për të thjeshtuar dhe lehtësuar operacionet bankare për përdoruesit e saj.

Këto arritje pasqyrojnë punën e palodhur dhe përkushtimin e gjithë punonjësve të bankës, si dhe besimin dhe mbështetjen e klientëve të saj. BKT Kosova është e përkushtuar të vazhdojë rrugëtimin e saj të rritjes dhe inovacionit, duke investuar në zhvillimet më të fundit teknologjike për të ofruar shërbime bankare të klasit të parë. Rreth BKT Kosova

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat më të shpejta në rritje dhe më inovative. Banka ofron shumë mundësi dhe zgjidhje bankare inovative dhe moderne, si dhe një varietet konkurrues të produkteve bankare. BKT Kosova shërben të gjitha kategoritë e klientëve. Banka është e fokusuar që të njihet si një partner bankar global. Për BKT Kosova, rritja do të thotë përjetim ndryshimi dhe adaptim ndaj zhvillimeve të reja në çdo fushë, prandaj BKT Kosova vazhdimisht investon në zhvillimet dhe trendet më të fundit teknologjike.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera