Lajme

Bjellorusi që po “çmend” rusët e çeçenët, ka një porosi për ta

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 27 March 2022

Ushtrisë ukrainase u janë bashkuar edhe shumë ushtarë nga e gjithë bota me qëllimin e vetëm, të ia dalin kundër pushtimit të Ukrainës nga sunimi rus.

Kështu ka bërë edhe një vullnetar i “Batalionit Bjellorusi” i cili tash e disa ditë është duke marrë pjesë në luftën e ukrainasve.

Ai ka publikuar një video ku tregon humbjet e mëdha që së bashku me ushtarët ukrainas u kanë shkaktuar ushtarëve rusë.

-Advertisement-

“Rusëve dhe çeçenëve u punon goja, jo armët. Më mirë të dorëzohen dhe të ikin tash gjallë nga Ukraina sesa të bëhen pluhur këtu si këto tanke që shkatërruam. Do ta ndihmojmë Ukrainën për çlirim”, dëgjohet duke thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera