Lajme

Biznesmenit i vendoset dinamit në lokal

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 09 June 2017

Një lokal në Vlorë i është vënë lëndë plasëse dinamit duka shkaktuar dëme materiale.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në katin e parë të një pallati rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi”.

Dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit” në lokalin në pronësi të R.M., 56 vjeç. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi” ka ndodhur një shpërthim me pasoja të lehta.

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit”, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera