Bizneset “Rent a car”- Ministria e Tregtisë vendos kushte të reja

Autori: Gazeta inFokus
14:33 | 20 November 2023
Për herë të parë në Republikën e Kosovës, përcaktohen kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve ekonomik që ushtrojnë veprimtarinë e qiradhënies së automjeteve.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënshkroi sot udhëzimin administrativ për shoqëritë tregtare me të cilin përcaktohen kushtet dhe kriteret e ofrimit të shërbimeve të automjeteve me qira (rent-a-car).
Sipas këtij udhëzimi, ndër të tjera shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtarinë e ofruesit të shërbimeve të automjeteve me qira, obligohen që të regjistrohen në regjistrin e turizmit sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e turizmit brenda 30 ditëve nga dita e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë.
Poashtu, me Udhëzimin e ri Administrativ parashihet që ofruesit e shërbimit të automjeteve me qira duhet të lidhin kontratë në secilin rast të ofrimit të automjeteve me qira dhe gjatë gjithë kohës duhet të kenë të regjistruara dhe të siguruara të gjitha automjetet sipas legjislacionit përkatës për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia.
Gjithashtu operatorët obligohen të kenë së paku 10 (dhjetë) automjete të përshtatshme për vozitje.Ky udhëzim administrativ hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe do të mbikëqyret nga Inspektorati i Tregut, në kuadër të MINT.

Të tjera
-
“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve
Katër pelegrinë serbë janë arrestuar sot në Gjakovë nga Policia e Kosovës, pa...
-
Pse Kallasi përjashtoi Kosovën dhe Serbinë nga turi i vizitave në rajon?
Mesazh konkret dhe bojkot politik për Kosovën e Serbinë, po konsiderohet mosa...
-
Prishtina edhe sonte në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Prishtinë edhe sonte po bën pjesë në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur n...
-
Muharremi: Po e presim Albin Kurtin me folë, ai duhet me na tregu qartë a e përkrah ngritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi,ka thënë se Ministria e Ekon...
-
Policia në Prizren për serbët e arrestuar: Dy u ndaluan pasi u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të MUP’it, 10 janë liruar
Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dysh...
-
Nga e shtuna mallrat nga Kosova i nënshtrohen tarifës së SHBA’së, Ministria thotë se është “në komunikim” me amerikanët
Për të dytën ditë me radhë, bizneset që kanë eksportuar mallrat e tyre për në...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Ferizaj-Gjilan, njëri dërgohet në QKUK
Katër persona u lënduan në aksidentin mes tri veturave në rrugën Ferizaj-Gjil...
-
Arrestimi i katër oficerëve serbë, Haradinaj: E përshëndes aksionin, ata që ikën të turpëruar në 1999 s’kanë vend këtu
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës (AAK),, Ramush Haraddiinaj, ka pë...
-
Çfarë ka ndodhur që kur u shpallën tarifat e reja të Trump?
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vendosi taksa për një numë të madh shtete...
-
Deputetë të “pakicave joserbe po joshen e shantazhohen” nga Serbia, Kurti: Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, shpërndau në Facebook komunikatën e Qever...
-
BE-ja kërkon unitet kundër tarifave të Trumpit
Vendet e Bashkimit Evropian do të kërkojnë të paraqesin një front të bashkuar...