Lajme

Bizneset që financuan PDK-në u shpërblyen me 325 tenderë mbi 100 mijë euro

Autori: A.H 16:39 | 02 April 2020

Organizata joqeveritare “Çohu” ka publikuar disa shkrime në lidhje me shkeljet që ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit në pasqyrat financiare të disa partive politike gjatë viteve 2016 dhe 2017.

Njëra ndër partitë tek të cilat janë gjetur shkelje është edhe Partia Demokratike e Kosovës. Hulumtimi ka gjetur se bizneset që kanë financuar PDK-në kanë marrë nga këto institucione 216 tenderë, në vlerë totale 33,875,752 euro.

 

-Advertisement-

Ky është hulumtimi i plotë

 

Klientelizmi i PDK-së

Raporti i Partisë Demokratike të Kosovës, me bizneset është ndërtuar mbi një lidhje shumë të ngushtë të klientelizmit. Biznese e individë të ndryshëm japin para gjatë fushatave zgjedhore për partinë apo individë brenda saj dhe si kundër shpërblim përfitojnë tenderë në mënyrë selektive. Ky lloj i marrëdhënies shtrihet në të gjitha nivelet e qeverisjes, si në atë qendror ashtu edhe në atë lokal, dhe prekë shumë institucione.

Me ta marrë pushtetin, Partia Demokratike e Kosovës shpërbleu kompaninë B2, e cila kishte punuar për fushatën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet nacionale 2007. Partia Demokratike e Kosovës, vetëm pas disa javësh të marrjes së pushtetit, pa shpallur tender, pati shpërblyer këtë kompani me fondin për festën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008 me shumën prej 562 mijë euro.

Por, ky ishte vetëm fillimi i një marrëdhënieje të ndërlikuar në mes donatorëve dhe PDK-së. Gjatë shtatë viteve në pushtet, PDK-ja ka dhënë tenderë për financuesit e saj në vlerë prej qindra miliona eurosh.

Në total, hulumtimi i Preportr ka mundur të identifikojë që 52 subjekte që kanë financuar PDK-në, si persona fizikë ose si persona juridikë, kanë marrë nga institucionet publike 325 tenderë, vlera e të cilëve arrin në 162,517,080 euro.

Preportr u ka dhënë theks të veçantë dy ministrive (Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Transportit, tash Ministra e Infrastrukturës) që për periudhën 2007-2014, kanë pasur buxhet më të madh se institucionet tjera. Nga këto institucione, Preportr ka shkarkuar të gjitha kontratat e nënshkruara për vitet e lartpërmendura nga të cilat ka dalë që disa nga donatorët e PDK-së kanë marrë 109 tenderë në vlerë 128,641,328 euro.

Preportr gjithashtu ka bërë edhe një kërkim shtesë bazuar në një mostër të rastit me disa institucione tjera (kuvende komunale, kompani publike dhe institucione tjera publike) rreth përfitimeve të financuesve të PDK-së. Hulumtimi ka gjetur se bizneset që kanë financuar PDK-në kanë marrë nga këto institucione 216 tenderë, në vlerë totale 33,875,752 euro. /Gazeta inFokus/

Gjatë viteve 2009-2012 PDK-ja ka marrë nga bizneset ose nga pronarët e tyre 333,460 mijë euro në formë donacioni, përderisa disa prej tyre kanë marrë tenderë në vlerë prej mbi 162 milionë euro.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera