Lajme

BITCOIN-i, strategjia e vjedhjeve nëpër lokale të Kosovës!

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 14 April 2021

Një grup i organizuar i hajnave është duke operuar nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, me qëllim, vjedhje nëpër lokale të video-lojërave.

Caku kryesor i goditjeve të këtyre biznesve po del të jetë vjedhja e kartelave grafike, të cilat transferohen në kripto valutën e njohur – “Bitcoin”.

Ardian Makolli, ishte njëri prej pronarëve që ishte cak i vjedhjes, në lokalin e tij në Vranjevcë të Prishtinës.

-Advertisement-

Ai rrëfen se në lokalin e tij janë vjedhur 10 kompjuterë, e që vlera etyre shkon rreth 10 mijë euro.

“Arsyeja e vetme dhe shkaku i vjedhjeve shkon drejt kartelave grafike të cilat më vone përdoren për MINING (RIGA) prej të cilave prodhohet kripto valuta e njohur ( BITCOIN ).

“Perndryshe per ata persona qe nuk e kuptojnë të gjitha KARTELAT GRAFIKE me performanc të mir dhe modelet e reja lidhen se bashku me një Motherboard( PLLAKË AMË E KOMPJUTERIT) dhe PëerSupply(Furnizues rryme) dhe programi per mining permes tê cilit vazhdon prodhimi i Kryptovalutave të ndryshme”, ka dekaruar ai.

Vlen të theksohet se cak i vjedhjeve të fundit po del të jetë mungesa e kartelave grafike në tregun kosovar. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera