Lajme

Bislimi thotë se Thaçi nënvlerësohet nëse quhet “hajn”: Minimumi i pranueshëm do te ishte “kryehajn”

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 03 June 2020

Nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për deklaratat e tij në emisionin Pressing në T7. Ai po ashtu ka thënë se nuk e pranon fyerjen që i bëri një aktivist i VV’së Thaçit pasi ajo ishte nënvlerësim.

‘’Duhet kuptuar qe kur arrine permasat e fames se ketille, te duket nenvleresim i vrazhde te te reduktojne publikisht vetem.ne “HAJN”.‘’, ka thënë Bislimi.

‘’Minimumi i pranueshem do te ishte “KRYEHAJN”.’’, shtoi ai.

-Advertisement-

Ai tutje ka thënë se Thaci po shpif dhe po provokon nëpërmes studiove televizive.

‘’Andaj edhe duhet te kemi mirekuptim per pakenaqesine e manifestuar permes dhunes ne publik, dhe bresherine e rrenave, shpifjeve dhe provokimeve ne studio.’’, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera