Lajme

Bislimi tha se u kërcënua nga Tahiri, ky i thotë se ka probleme psikike

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 10 November 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se ai e ka kërcënuar atë.

Tahiri i është përgjigjur duke thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi “është në gjendje të rëndë psikike”.

“Ky flet akuza të pabaza, del në foltore flet të pavërteta. Ky vërtet është në gjendje të rëndë edhe psikike. Ky është në gjendje të rëndë”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë reagoi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se Tahiri e kërcënoi dhe fyu Bislimin.

“Pak minuta më parë, isha edhe unë dëshmitar dhe mund ta konfirmoj atë që e tha zëvendëskryemini Bislimi, se pas mbylljes së mikrofonit, duke u kthyer nga foltorja në ulësen e tij, e kërcënoi dhe e shau zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi’, tha Murati.

“E ftoj Prokurorinë ta marr shumë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajt armë me shurdhuese për shumë vite”, shtoi ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera