Lajme

Bislimi takohet me shefen e re të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, bisedojnë për potencialin zhvillimor të vendit

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 19 August 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim shefen e re të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Bislimi i uroi suksese e mirëseardhje në Kosovë Vashchenkos, duke shprehur dhe gatishmërinë e vullnetin për bashkëpunim sa më produktiv dhe efektiv.

Sipas një kumtese nga ana e zyrës së kryeministrit, palët biseduan mbi potencialin zhvillimor të Kosovës dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe shpërndarjes së barabartë të rritjes ekonomike drejt qytetarëve.

-Advertisement-

Zëvendëskryeministri tha se qeveria po mbështet maksimalisht objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe po angazhohet në hartimin e politikave dhe skemave sa më të targetuara për grupe të ndryshme shoqërore.

“Nga ana e saj, znj. Vashchenko tha se ndihet e lumtur për marrjen e detyrës dhe se tashmë po zhvillon raunde të vizitave me udhëheqës të institucioneve vendore. Ajo e vlerësoi pozitivisht rëndësinë që Qeveria i ka dhënë arsimit në kuadër të Planit të Rritjes dhe shtoi se zyra e UNICEF-it qëndron në përkrahje të plotë dhe e gatshme të asistojë në iniciativat e Qeverisë. Gjithashtu, përgëzoi Kosovën për zhvillimin së fundmi të procesit të regjistrimit të popullsisë, në bazë të efikasitetit dhe përpunimit të shpejtë të të dhënave”, thuhet në komunikat137.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Vashchenkon për bisedën e frytshme dhe idetë e shkëmbyera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera