Lajme

Bislimi takohet me përfaqësues të Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 12 December 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues të Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S.), një organizatë e themeluar në Francë dhe me qëllimin të mbështesë Kosovën në fusha të ndryshme.

Në këtë takim, sipas një komunikate për media, palët diskutuan dhe u pajtuan për qasjen metodologjike dhe parimet e bashkëpunimit të cilat themelohen mbi një marrëdhënie besimi të ndërsjelltë, një radhitje rreth vlerave të përbashkëta demokratike dhe qeverisjes së mirë.

“Tutje, bashkërisht u shpreh bindja se me qasjen e paraqitur dhe pas përfundimit të kornizës së punës, e cila synon promovimin e Kosovës dhe rritjen e investimeve franceze në Kosovë, përafrimin e dy vendeve tona dhe zgjerimin e bashkëpunimit kulturor, zhvillimi i mëtutjeshëm i veprimeve ndikuese do të japin rezultate të pritura në plan afatgjatë”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Në këtë takim, Bislimi shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera