Lajme

Bislimi sot në takim online me Lajçakun, paralajmëron takim të shpejtë Kurti – Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 30 November 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës në bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi sot pritet të diskutojë online me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Bislimi ka thënë se takimi i sotëm me Lajçakun do të bëhet për të definuar hapat e ardhshëm të dialogut, ndërsa tha se shumë shpejt do të duhej të ndodhte edhe takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se deri në fund të marsit 2023 duhet të prodhohet një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

“Unë sot pasdite kam takim online me Lajcakun dhe do të definohen hapat e radhës. Mendoj që shumë shpejt tani të ftohet takimi i krerëve të shtetit, pasi ky është zotimi i Brukselit, në mënyrë që deri në mars të përfundohen negociatat për normalizim sipas deklaratës së zotit Borrell dhe sipas saj ne duhet që deri në fund të marsit të prodhojmë një marrëveshje për normalizim”, deklaroi Bislimi në Komisionin për Integrim Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera