Lajme

Bislimi: Qeveria nuk ka garantuar se Asociacioni nuk ka shkelje kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 12 December 2023

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese vendos nëse draft-statuti i Asociacionit ka kompetenca ekzekutive apo jo.

Sipas tij, Qeveria nuk ka garantuar që në përmbajtjen e draft-statutit të asociacionit nuk ka shkelje kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese e vendos nëse draft-statuti i asociacionit parasheh kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe. Qeveria nuk ka garantuar që nuk ka shkelje kushtetuese”.

-Advertisement-

“Ne kemi thënë se ky është draft që na është sjellë nga ndërkombëtarët dhe nuk është përpiluar nga ne, ndërkombëtarët kanë thënë se nuk ka kompetenca ekzekutive dhe ne nuk jemi Gjykatë Kushtetuese, rrjedhimisht ata e kanë për detyrë me tregua ka apo nuk ka”, deklaroi Bislimi për rtv21.

“Në qoftë se ka ata duhet të thonë kjo duhet të ndryshohet. Është mirë që opozita ka vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për draftin, për këtë është edhe roli i opozitës. Nuk ka zbatim të marrëveshjes pa nënshkrim nga pala serbe”, ka thënë Bislimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera