Lajme

Bislimi: Paga s’është lloto, me hapë smok e me pa sa na ka dalë rroga aty

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 01 April 2022

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se pagat nuk caktohen sipas dëshirës, por në bazë të mundësisë.

Gjatë raportitmit të tij në Komisionin për Integrim Evropian, Bislimi ka thënë se askund në vendet e Bashkimit Evropian proporcioni që shkon për paga nuk e kalon 27% e buxhetit.

“Pagat nuk caktohen në bazë të dëshirës, po, në bazë të mundësisë, na e kemi buxhetin 2.7 miliardë, askund në vendet e Bashkimit Evropian proporcioni që shkon për paga nuk e kalon 27% e buxhetit”, ka thënë Bislimi

-Advertisement-

Ai shpërndarjen e pagave e ka krahasuar me shpërndarjen e ëmbëlsirës, duke shtuar se pagat nuk janë lotari.

“Kjo është tortja të cilën duhet me shpërnda ne formë te pagave. Nuk është çështje e vullnetit, dëshirës por e mundësisë. Pagat e kane njëfarë filozofie, pagat nuk janë çështje e lotarisë me hap smokin e me e pa sa na ka dalë paga aty”, tha Bislimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera