Lajme

Bislimi në Strasburg: Marrëveshja Kosovë-Serbi fillon me paragrafin ku të dyja e njohin njëra-tjetrën si të barabarta

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 19 April 2023

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në konferencën pas ceremonisë së nënshkrimit të dokumentit për liberalizimin e vizave ka folur edhe për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi.

Ai tha se kjo marrëveshje fillon me pikën ku të dyja palët e shohin njëra-tjetrën si të barabartë dhe si të tilla vazhdojnë rrugën drejt BE-së.

“Jemi të gatshëm për hapin vijues dhe marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë fillon me paragrafin ku të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën si partnerë të barabartë. Dhe kjo do të duhej të përdoret si pikë fillestare, pra si palë të barabarta që të ecim përpara me procesin e integrimit”.

-Advertisement-

Bislimi ka falënderuar të gjithë partnerët e përfshirë për të bërë të mundshëm procesin e liberalizimit të vizave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera