Lajme

Bislimi, Lajçak e Petkoviq, takohen më 4 prill në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 29 March 2023

Kosova e Serbia do t’i vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut me takimin e radhës të caktuar për datën 4 prill në Bruksel.

Megjithatë, këtë herë  në kryeqytetin e BE-së do të takohen shefat e ekipeve negociatore, Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe, shef i së ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në takim,është  paraparë  të diksutohen hapat e ardhshëm në zbatimin e marrveshjës për rrugen drejt normalizimit të raporteve  mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Ky takim është i pari pas atij të nivelit edhe më të lartë të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, javën e kaluar.

Atje, kryeministri i Koosvës,  Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësit e BE-së dhe SHBA-së, u dakorduan me aneksin për zbatimin e propozimit të marrëveshjes së propozuar nga BE-ja./RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera