Bislimi: Kosova e Serbia janë shumë më larg njëra-tjetrës, sesa kur filloi dialogu

Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 08 October 2022
Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi, deklaroi se Kosova dhe Serbia janë shumë më larg njëra-tjetrës, sesa ishin në vitin 2011 kur ka filluar procesi i dialogut. Sipas Bislimit ka disa arsye që dialogu nuk ka pasur rezultatet e dëshiruara.
Bislimi, në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme” që pombahet në Prishtinë, u shpreh se në vitin 2011 Serbia nuk kishte pretendime për ndryshim kufijsh e as baza ushtarake në kufi me Kosovën.
“Sipas meje në vitin 2022 Kosova dhe Serbia nuk janë më afër sesa që ishin në vitin 2011 por janë shumë më larg njëra-tjetrës nga koha kur filloi dialogu. Në vitin 2011 Serbia kurrë nuk do të ngriste tema në lidhje me kufijtë kurse tani nevojitej vetëm një vendim për të zbatuar marrëveshjen kur Serbia e ngriti çështjen e kufijve. Në vitin 2011 Serbia nuk i kishte 48 baza policore përgjatë kufirit me Kosovën, sot i kanë ato, dhe janë vetëm një kilometër larg kufirit me Kosovën”, tha Bislimi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës u shpreh se edhe palët në Bashkimin Evropian më shumë janë angazhuar për të nënshkruar marrëveshje sesa për ta zbatuar atë.
“Të gjitha përpjekjet e palëve në BE kanë qenë deri te nënshkrimi i marrëveshjes, sepse nënshkrimi bëhej lajm, mund të dilnit para mediave dhe mund të pretendonit mirënjohje duke thënë se ‘falë vizionit tim dhe angazhimit tim arritëm marrëveshje’, por pas saj askush nuk ishte i interesuar se çfarë po ndodhë në terren”, vijoi Bislimi.
Bislimi tha se Serbia po fshihet prapa pesëshes së Bashkimit Evropian që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës ndërsa për këto shtete tha se e kanë lidhur njohjen me procesin e dialogut.
“Serbia duket sikur nuk ka interes për t’u marrë me seriozisht me dialogun dhe kryesisht ata merren me problematikën energjetike dhe rreshtimin krahas Rusisë… Deri më tani shohim një mungesë vullneti te pala serbe që të angazhohet në mënyrë konstruktive qoftë për normalizimin të plotë apo për zgjidhjen e ndonjë prej problemeve ekzistuese për sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të kaluara”, tha Bislimi.
Në lidhje me liberalizimin e vizave, Bislimi u shpreh se Franca ka qenë një ndër vendet skeptike por është punuar me të për të adresuar të gjitha shqetësimet.
Sipas tij, të gjitha vendet anëtare të Bashkimi Evropian janë në një mendje për liberalizim të vizave që sipas tij pritet të ndodhë shumë shpejtë.
“Pajtohem që Franca kishte disa hezitime për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, jo domosdo për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve në Francë, por për shkak të proporcionit të madh të azilkërkuesve kosovarë që kanë zgjedhur Francën si destinacion pasi në total numri i azilkërkueseve nga Kosovë ishte më i vogli në Evropë për kokë banori… Jemi përpjekur të adresojmë çdo çështje të hapur të cilat mund t’i kenë pasur ligjvënësit e politikëbërësit në Francë… Mirëpo prej 23 qershorit kemi një mbështetje dhe konfirmim të madh të mbështetjes së madhe të Francës për liberalizim të vizave dhe pas tyre edhe vendet e tjera janë rreshtuar prapa këtij qëndrimi dhe raportet e fundit flasin se të gjitha vendet janë në një mendje për liberalizimin e vizave për Kosovën gjë që presim të ndodhë shumë shpejtë”, tha Bislimi.
Bislimi foli edhe për angazhimet e shtetit të Kosovës në integrimet evropiane dhe reformat që po ndërmerr.

Të tjera
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...