Lajme

Bislimi i flet kongresmenit amerikan për kanalin e Ibër-Lepencit: Sụlmi ishte kinetik, i dyti në shkallë të madhe

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 06 December 2024

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në SHBA. Ai sot në Washington është takuar me kongresmenin, William Keating, me të cilin kanë biseduar për raportin mes Kosovës dhe SHBA-së.

“U takuam në SHBA me Kongresmenin William Keating ndërsa diskutuam disa tema, duke përfshirë rritjen ekonomike, progresin demokratik të Kosovës, stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Theksova angazhimin e palëkundur për thellimin e bashkëpunimit, marrëdhënieve dhe partneritetit mes vendeve tona”, ka shkruar Bislimi.

Sipas njoftimi për media nga ZKM, Bislimi ka njoftuar politikanin amerikan me ngjarjen e fundit në Zubin Potok dhe sulmin terrorist ndaj kanalit të ujit.

-Advertisement-

“Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi kongresmenin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe aktin terrorist dhe sulmin kinetik ndaj kanalit të ”Ibër Lepencit”, si sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë. Gjithashtu, trajtuan dhe zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut”, thuhet në njoftim./Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera