Lajme

Bislimi: BE-ja po kërcënon Kosovën me masa shtesë nëse zbatohet marrëveshja që u ndërmjetësua nga ajo

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 14 August 2024

Zëvendëskryeministri dhe kreu i ekipit negociator në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian po kërcënon me masa shtesë ndaj Kosovës nëse hapet për qarkullim të veturave ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në një postim në platformën X, Bislimi ka thënë se i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në vizitën e tij të 19 qershorit në Kosovë, ku ndër të tjera ishte diskutuar edhe për temën e urës mbi lumin Ibër, kishte thënë se nëse Kosova s’preferon që kjo të diskutohet në Bruksel atëherë rekomandon të bëhen bisedime të brendshme me serbët lokalë.

“Në vizitën e tij të fundit në Kosovë më 19 qershor, kur kemi biseduar për urën e Mitrovicës, Lajçak tha se nëse Kosova nuk preferon të diskutojë përsëri për këtë çështje në Bruksel, ai rekomandon diskutime të brendshme me serbët vendas në veri për implikimet potenciale në siguri dhe shqetësimet e tyre. Një partner i QUINT-it shtoi kërkesën për inspektim teknik. Ne kemi ndjekur dy rekomandimet. Tani BE-ja po e kërcënon Kosovën në rast se ajo zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe rekomandimet shtesë. Ne besojmë fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive të ndryshme”, shkroi ai.

-Advertisement-

Ai ka thënë se hapja e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të veturave nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e pazgjdihur në dialog. Ai ka thënë se është kërkesa kryesore e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër plani i zbatimit i BE-së i datës 5 gusht të vitit 2016, konsideron hapjen e urës si ‘simbol të normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve të Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera’”, deklaroi Bislimi.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur mbi çështjen e Urës kryesore mbi lumin Ibër, duke thënë se Qeveria e tij do të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë. Ai shtoi se hapja e urës nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë së martës tha se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera