Bisedimet me Kremlinin, “në interes” të SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus
12:25 | 08 November 2022
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se linjat e komunikimit mes SHBA-së dhe Rusisë mbeten të hapura, me gjithë luftën në Ukrainë, raporton BBC.
Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, të hënën, Sullivan tha se është “në interesat” e Uashingtonit të mbajë kontakte me Kremlinin.
Komentet e Sullivanit u bënë pas një lajmi nga gazeta amerikane The Wall Street Journal më 6 nëntor, ku thuhej se ai kishte zhvilluar bisedime, që nuk u bënë publike, me zyrtarë të lartë rusë me shpresën se do të ndikojë në uljen e rreziqeve të përshkallëzimit të pushtimit rus të Ukrainës në një konflikt nuklear.
Paraprakisht, The Washington Post kishte raportuar se Uashingtoni po e inkurajonte privatisht Ukrainën të sinjalizonte se është e hapur ndaj negociatave me Rusinë, pasi që Departamenti i Shtetit thoshte se Moska po e përshkallëzonte luftën dhe nuk dëshironte me të vërtetë të përfshihej në bisedime për paqe.
The Washington Post, duke cituar burime anonime, raportonte se kërkesa e zyrtarëve amerikanë nuk kishte qëllim ta shtynte Ukrainën drejt tavolinës së negociatave, por ishte një tentim i kalkuluar për t’u siguruar që Kievi ta ketë edhe më tutje mbështetjen e vendeve të tjera.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në adresimin e tij më 7 nëntor se është i hapur ndaj bisedimeve me Rusinë, por vetëm bisedimeve “të vërteta” që do të rezultonin me kthimin e kufijve të Ukrainës, dëmshpërblime për sulmet ruse dhe ndëshkime për ata që kanë kryer krime lufte.
Zelensky e nënshkroi një dekret më 4 tetor duke i deklaruar formalisht “të pamundura” negociatat me presidentin rus, Vladimir Putin, por duke e lënë derën hapur për bisedime me Rusinë.
Sullivan tha, gjatë një ngjarjeje publike në Nju Jork, se administrata e Bidenit e ka “obligim të kërkojë llogaridhënie” dhe premtoi se do të punojë me partnerë ndërkombëtarë për t’i “vënë para përgjegjësisë autorët e krimeve të rënda dhe groteske të luftës në Ukrainë për atë që kanë bërë”, raporton BBC.
Ai nuk dha më shumë sqarime për linjat e komunikimit që po mbahen mes Uashingtonit dhe Moskës, por insistoi se zyrtarët amerikanë janë “syhapur se me kë kanë të bëjnë”.
Sullivan udhëtoi në Kiev më 4 nëntor dhe e premtoi mbështetjen e palëkundshme të Uashingtonit për Ukrainën.
Vizita e palajmëruar e tij përkoi me lajmin e po asaj dite nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së për një tjetër furnizim me armë për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh.
“Unë isha në Kiev të premten dhe e pata mundësinë t’i takoja presidentin [Volodymyr] Zelensky dhe kolegun tim Andriy Yermak, së bashku me udhëheqësit ushtarakë, dhe u njoftova për nivelin e vdekjeve dhe shkatërrimit që ka shpërthyer nga lufta e Putinit në atë vend”, është cituar të ketë thënë Sullivan nga BBC, më 7 nëntor.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, nuk pranoi t’i komentonte këto raportime të mediave amerikane.
“I kam parë ato lajme. Kështu që, ju e dini… dhe shikoni, njerëzit pretendojnë shumë gjëra për bisedat që ne… që SHBA-ja i bën ose nuk i bën”, tha Jean-Pierre gjatë një konference më 7 nëntor. “Unë nuk kam asnjë bisedë specifike për t’ua lexuar juve”.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha më 8 nëntor se “kushti kryesor” për zhvillimin e negociatave me Rusinë do të ishte restaurimi i integritetit territorial të Ukrainës.
Danilov shkroi në Twitter se Ukrainës gjithashtu i nevojitet “garancia” e mbrojtjes moderne ajrore, avionëve, tankeve dhe raketave me rreze të gjatë.
Sipas The Wall Street Journal, Sullivan kishte zhvilluar bisedime konfidenciale gjatë muajve të fundit me këshilltarin për politikë të jashtme në Kremlin, Yury Ushakov, dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolai Patrushev – bisedime këto që nuk iu bënë të ditura publikut.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 7 nëntor se përderisa Rusia mbetet “e hapur” për bisedime, e ka të pamundur të negociojë me Kievin shkaku i refuzimit të ukrainasve për të negociuar me Rusinë./rel

Të tjera
-
Dëshmitari thotë se i akuzuari Joliq e kishte torturuar rreth 20 minuta bashkë me disa të tjerë
Në seancën e rigjykimit të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në gjy...
-
I jepet lḁmtumira e fundit gruas që u vrḁ dje në Stanoc të Vushtrrisë
Është varrosur Nexhmie Haradini, e cila u vra dje në fshatin Stanoc të Vushtr...
-
Nga 1 prilli autoritetet zvicerane mund t’i monitorojnë telefonët e azilkërkuesve
Nga 1 prilli, autoritetet zvicerane do të kenë mundësinë të monitorojnë telef...
-
Bosnja shpall fletarrest për Dodik, por ai lajmërohet nga Izraeli – si arriti atje?
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, është larguar nga Bosnja dhe H...
-
Kurti: S’i harrojmë e as s’i falim kri*met e kryera nga Serbia në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga fshati Fortesë vazhdoi...
-
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiq shkarkon ambasadoren në Zagreb
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb...
-
“Vrḁsja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit”, thotë djali i Nexhmije Haradinit që u vrḁ në Vushtrri
(Radio Evropa e Lirë) – Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët...
-
Rusia dhe Ukraina arrijnë armëpushim detar
SHBA-ja ka njoftuar se është arritur armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës vetë...
-
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së, Kosova jo
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet e para që kanë përfituar këtë ja...
-
Kryesuesi i ZRRE-së e bën të kryer shtrenjtimin e rrymës: Shpresojmë për çmime më të mira viteve të ardhshme
Rryma do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e bëri punë të kryer k...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj Fikrim Damkës, ngarkohet me dy vepra penale
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve Fi...
-
Policia apel motoçiklistëve për kujdes në trafik: Vendosni helmetat dhe kontrolloni shpejtësinë
Policia e Kosovës, ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në ...