Uncategorized

Bisedime për të promovuar më tej partneritetin strategjik Kinë – Zvicërr

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 24 January 2025

Karin Keller-Sutter, Presidente e Konfederatës Zvicerane dhe Drejtuese e Departamentit Federal të Financave pati një takim me zv / Kryeministrin e Kinës ,Ding Xuexiang , në kuadër të Takimit Vjetor 2025 të Forumit Ekonomik Botëror (WEF). Në këtë takim palët ranë dakord të promovojnë më tej partneritetin e tyre strategjik inovativ.

Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike midis Kinës dhe Zvicrës, dhe bashkëbiseduesit e vlerësuan si një moment me rëndësi për të çuar më përpara bashkëpunimin midis dy vendeve.

Keller-Sutter tha se Zvicra e vlerëson miqësinë e saj me Kinën. Zvicra është e gatshme të punojë me të, për të festuar 75 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe Vitin e Kulturës dhe Turizmit Zvicër-Kinë, në një përpjekje për të shtyrë partneritetin strategjik inovativ Zvicër-Kinë në një nivel më të lartë.

-Advertisement-

Ding nga ana e tij nënvizoi se Zvicra është një ndër vendet e para perëndimore që njohu dhe vendosi lidhje diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, duke shtuar se marrëdhënia e tyre dypalëshe është bërë shembull i respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta ndërmjet vendeve me sisteme shoqërore, faza zhvillimi dhe madhësi të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera