Lajme

“Bisedë në kohë sfiduese”, Zemaj takon në Bruksel admiralin e NATO-së, Rob Bauer

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 06 December 2024

Shefi i Misionit të Kosovës në NATO, ambasadori Astrit Zemaj është takuar me admiralin e NATO-s, Rob Bauer. Zemaj ka shkruar se ka qenë një privilegj që të diskutojë në mënyrë produktive dhe të thellë në një kohë të sfidave të mëdha.

Diplomati kosovar ka thënë se e falënderon admiralin Bauer për përkrahjen dhe dedikimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

“Ishte një privilegj të përfshihesha në një diskutim kaq produktiv dhe të thellë gjatë këtyre kohërave sfiduese, dhe e falënderoj për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj paqes dhe sigurisë në #Kosovë  dhe në rajon”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera