Rozë

I biri feston ditëlindjen, Majku publikon pamje të ëmbla

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 19 May 2018

Për reperin Majk dhe bukuroshen Majlinda Zeka dita e sotme është ndër datat e tyre më të veçanta.

Kjo pasiqë djali i tyre, Roani sot feston ditëlindjen e parë, shkruan rtv21.tv Me rastin e ditës së lindjes së të birit, reperi ka hedhur në instastory dy imazhe mjaft të bukura dhe të ëmbla të Roanit, në njërin prej të cilit ka shkruar ”1 vjet”.

Për dallim prej Majkut, Majlinda ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar djalin e saj. Përmes disa imazheve të bukura, të cilat i ka bërë Roanit me rastin e ditës së tij të veçantë, bukuroshja Zeka është shprehur se do t’i kshtojë atij një jetë.

-Advertisement-

”Gezuar ditelindjen e pare te uroj shendet, femijeri te lumtur ,fat dhe shume suksese ne jete ! Te don mami shume lumturia im”, ka shkruar Majlinda krahas imazheve të publikuara.

Ndryshe, Majku dhe Majlinda i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por dyshen i lidhë gjithmonë Roani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera