Sport

Biografia e Fadil Vokrrit në KF Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 11 June 2018

KF Prishtina sapo ishte rikthyer nga Liga e parë krahinore dhe po luftonte të stabilizohej pas dy tronditjesh që i kishte pësuar duke rënë nga Liga e 2 Federative në atë të parë krahinore.

Kryesia kishte filluar të ndryshonte, më nuk ishin serbët që i binin nga 15 lojtarë prej Serbisë. Klubin e marrin gradualisht struktura politike shqiptare, së pari nga Kuvendi komunal, e pastaj me direktiva të tyre, por edhe nga “lart” prej komitetit, drejtojnë udhëheqës të ndërmarrjeve të forta shoqërore.

-Advertisement-

Për trajner vendosët një maqedonas i Nishit, Ilija Dimovski, një njeri jo i ngarkuar politikisht dhe bashkëdyzohen mendimet e tij dhe të kryesisë me shumicë shqiptare, që të afrohen talentet e mëdha të futbollit nga tërë Kosova. U nis me futbollistë nga Kosova. U nis me futbollistë nga kryeqyteti, si Shefqet Sinani, Favzi Rama, Sahit Kelmendi, Ramiz Krasniqi, Edmond Rugova, u vazhdua me qytetet tjera, Fadil Muriqi nga Peja, Faton Domi nga Gjakova, etj etj.
Ishin fundvitet 70-ta dhe po nisnin vitet 80-ta.

Ishte një talent që po shënonte gola me Llapin në Ligën krahinore. Por, Prishtina ende s’ishte aq e fuqishme, primatin ende po mbante Trepça e cila sapo kishte rënë nga një vit qëndrimi në elitën e futbollit jugosllav. U folën shumë legjenda urbane që u refuzua Fadil Vokrri, më vonë duke iu vardisur emrit të Vokrrit këta zëra kurrë më nuk folën.

Vokrri provoi pak edhe në Elektroekonomi të Obiliqit. Por, vendimi u dha, iu dha rasti në Prishtinë.

Struktura e ekipit ende nuk kishte ndryshuar plotësisht, Vokrri ndodhej në bankinë dhe në fillim të sezonit, në ndeshjen me Slobodën e Uzhicës lëndohet sulmuesi serb e Prishtina ishte duke humbur 0:1. Vokrri e barazon rezultatin, por nga ai moment Vokrri fitoi statusin e titullarit. Prishtina e forcoi stabilitetin në Ligën e dytë. Më nuk rrezikonte rënien. “Përforcimet” e ardhura nga Serbia u ndalën dhe u krijua më në fund ekipi me përbërje shumicë shqiptare dhe me trajnerin e urtë hungarez, Bela Palfi.

Tani skuadra, me armatë tifozësh nga tërë Jugosllavia, me përkrahje maksimale të strukturave politike, së pari e rifitoi statusin e klubit kryesor në Kosovë dhe tani ishte shtruar traseja e Ligës së parë.

Ishte Vokrri në sulm që kishte siguruar këtë garancë. Ishte ai dhe 10-luaj nga mbrapa, me një armatë tifozësh dhe të siguruar nga politika që më nuk do të dëmtoheshin nga anash.

Historia u bë. Prishtina me Vokrrin u inkuadrua në Ligën e parë federative!

Jo vetëm kaq, në vitin 1983 Prishtina i kishte dy reprezentues, Vokrrin dhe Batroviçin, e rrallë që një skuadër e sapo inkuadruar në elitë në një ndeshje të Reprezentacionit të përfaqësonin një skuadër jo aq me famë deri atëherë.

Plot 5 vite në Ligën e parë, nga lufta për ekzistencë deri te mundësia për të dalë në Kupën e UEFA-s.

Megjithatë, me ikjen e Vokrrit me 1986 në Partizan, Prishtina u dobësua dhe qëndroi vetëm edhe dy edicione tjera në elitë. Prishtina u shkërmoq. Por, Vokrri e kishte arritur statusin e tij të idollit në njërën prej dy skuadrave më të mëdha në ish-Jugosllavi.

U paraqit për Jugosllavinë, fitoi statusin e njeriut autoritativ. Mori pjesë në privatizimin e FC Prishtina, kishin ardhur kohë kur kishin ndryshuar mendësitë.

U zgjodh kryetar i FFK-s, me përkrahje maksimale të FC Prishtina dhe drejtuesve të saj.

Patë përplasje idesh, mendimesh. Por, Vokrri mbeti i respektuar dhe pikë reference në futbollin tonë. Ishte pjesë e kohës kur u pranuam ndërkombëtarisht.

Me 6 vite në Prishtinë, me 172 paraqitje e 55 gola të shënuar, do të mbetët në kujtime të adhuruesve të Prishtinës, klub ky që i dha famën dhe ia dha rrugën. Vokrri me Prishtinën arriti famën e futbollistit dhe sportistit më të respektuar në trojet shqiptare.

Fadil Vokrri është ndarë nga jeta gjatë ditës së shtunë.

Legjenda e futbollit kosovar ka pasur një komplikim dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mirëpo këtij sulmi, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’i mbijetojë. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera