Lajme

Biletat e trenit do të shtrenjtohen këtë vit në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 14 March 2023

Në vitin 2022, Hekurudhat Federale të Zvicrës (SBB) shënuan një deficit prej 245 milionë frangash, përcjell albinfo.ch.

Një nga mënyrat për të kompensuar këtë humbje masive është rritja e çmimit të biletave, veçanërisht në rrugët rajonale, sipas menaxherit të përgjithshëm të SBB, Vincent Ducrot.

Ai nuk specifikoi se sa më shumë do të duhet të paguajnë udhëtarët për të përdorur rrjetin rajonal, por tha se rritja do të jetë “e moderuar”.

-Advertisement-

Çmimet e reja ka të ngjarë të hyjnë në fuqi përpara fundit të vitit 2023, tha Ducrot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera