Bilanc tragjik në ShBA, 3 mijë të vdekur nga koronavirusi
Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 31 March 2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara arriti në 3000, sipas zyrtarëve të shëndetësisë. 900 prej tyre janë vetëm në qytetin e Nju Jorkut, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të të infektuarve në mbarë botën me mbi 160.700 raste.
Epiqendra është Nju Jorku me rreth 67 mijë raste infeksionesh të konfirmuara dhe rreth një-të-tretën e vdekjeve në vend.
Në konferencën e përditshme për shtyp për gjendjen në vend, Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë kryer teste për koronavirus tek një milion amerikanë.
Ritmet e testimit janë shumë të rëndësishme për strategjinë e identifikimit, izolimit dhe kurimit të pacientëve me koronavirus në mënyrë që të vihet nën kontroll epidemia.
“Sot arritëm një moment historik në luftën tonë kundër koronavirusit. Më shumà « se 1 milion amerikanë janë testuar, më shumë se çdo vend tjetër deri tani. Askush nuk mund të krahasohet,” tha presidenti në koferencën e përditshme për shtyp në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
Të djelën presidenti deklaroi një zgjatje deri më 30 prill të afatit të masave kundër përhapjes së sëmundjes. Ekspertët shpresojnë se deri më 30 prill me shtimin e ritmit të testimeve, të mund të identifikojnë dhe izolojnë individë të infektuar dhe përmes masave të distancimit social të pengojnë transferimin e virusit tek persona të tjerë.
Ndërkohë në shtetet e goditura më rëndë janë vënë në lëvizje një numër masash për të vënë nën kontroll situatën kritike. Anija spitalore Comfort e marinës amerikane lundroi për në portin e Nju Jorkut herët të hënën, duke sjellë shpresë dhe lehtësim në qytetin prej 8.6 milion banorësh, i cili është bërë epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.
Anija e bardhë e zbukuruar me kryqe të kuqë ka 1.000 shtretër dhe 12 salla operimi. Personeli i tij mjekësor do të kujdeset për pacientët jo me virus në përpjekje për të zhvendosur një pjesë të barrës nga spitalet e mbingarkuara të qytetit, të cilat janë të përqendruar në trajtimin e rasteve emergjente.
“Ndjenja e pranisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara këtu thjesht më dha shpresë se gjërat do të jenë në rregull,” u tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio gazetarëve në skelën ku u ankorua anija. “Kjo anije është kaq mbresëlënëse. Ajo është në portin tonë si një fener shprese. ”
Comfort lundroi nga Norfolk, Virxhinia, ku duhej t’i nënshtrohej disa proceseve të mirëmbajtjes para se të nisej për në Nju Jork. Porti i qytetit gjithashtu duhej të krijonte hapësirë për të lejuar që anija të ankohej. Zyrtarët thanë se anija pritet të fillojë të pranojë pacientë menjëherë.
Në një konferencë shtypi të dielën mbrëma, Presidenti Donald Trump e zgjati deri më 30 prill afatin për zbatimin e udhëzimeve të distancimit social. Ai tha se piku i vdekjeve në SHBA me gjasë do të arrijë pas dy javësh, por theksoi se shpreson që vendi të hyjë në rrugën e rimëkëmbjes nga koronavirusi përpara 1 qershorit.
Presidenti akuzoi spitalet se po grumbullojnë respiratorë, për të cilët kërkesa është mjaft e madhe. Ai tha se çdo spital që nuk i përdor respiratorët duhet t’i dorëzojë ato.
Pak ditë më parë Presidenti Trump përdori fuqitë e emergjencës për t’i kërkuar firmës General Motors të prodhojë respiratorë për pacientët e koronavirusit, pasi e kishte akuzuar më parë këtë kompani se po harxhonte kohën me negociata.
Dje, ai shprehu më tepër optimizëm për firmën General Motors, duke thënë se ajo po punon fort. Administrata e tij është nën presion për të shtuar pr odhimin e respiratorëve, që janë me rëndësi kritike për të shpëtuar pacientët me komplikacione nga koronavirusi.
Të tjera
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...