Lajme

Bilall Kasami merr përkrahje nga anëtarësia e Lëvizjes BESA

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 30 December 2017

Për mes një kokteli të organizuar nga kryetari i Lëvizjes BESA, z.Bilall Kasami, sot në Tetovë, Lëvizja BESA përmbylli këtë fundvit, siç thonë nga kjo pari, me sukses.
“Ne si Lëvizje BESA me konstruktivitetin politik aritëm të ndihmojmë në rikthimin e kursit properendimor të Maqedonisë, duke i krijuar parakushte pushtetit kthimin e ministrive dhe aleancave strategjike që do të ndihmojnë në përshpejtimin e rrugës së antarsimit të Maqedonisë drejt strukturave Euroatlantike”, ka thënë Bilall Kasami

Bilall Kasami më tej ka shtuar se BESA është njëra nga partitë opozitare dhe më serioze në frontin politik shqiptar që nga themelimi i saj dhe ka dëshmuar se politikat e Lëvizjes BESA janë në favor dhe në interes të qytetarëve, e jo si BDI-ja që është vazale gjatë gjithë kohës që ka bashkëpunur herë me VMRO-në e herë me LSDM-në”.

Rrugëtimi jonë vazhdon i ndërtuar mbi ABC-në dhe tre A-të e Lëvizjes BESA, AUTENTIK, AUTONOM DHE AUTOKTON, ka thënë Kasami.

-Advertisement-

Në këtë organizim nga Kryetari i Lëvizjes BESA z.Bilall Kasami: morën pjesë aktivist të Lëvizjes BESA, anëtarë nga këshilli dhe kryesia qendrore si dhe deputetët e Lëvizjes BESA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera