Rozë

Me bikini, ‘’zbërthehet’’ Armina Mevlani: ‘’50 hijet e mia’’

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 21 October 2017

Me bikini dhe sharm, Armina Mevlani nuk ndalet së provokuari, ndonëse është vjeshtë.

Me rroba banje në ngjyrën bordo, e ulur mbi rërë në breg të detit, Armina është krahasuar nga miqtë me aktorën ikonë të bukurisë italiane, Sophia Loren.

Pikërisht këtë foto ajo e shoqëron me diçiturën “50 shades of mine”, një shprehje kjo që nënkupton shumë, duke u nisur nga filmi erotik “50 hijet e Greit”. Kjo nuk është fotoja e vetme me bikini, që prezantuesja dhe blogerja e modës ka ndarë me ndjekësit në Instagram, pak ditë më parë.

-Advertisement-

Në dy fotot e tjera, ajo pozon me bikini të frymëzuara nga ikonat e viteve ’50, si Marylin Monroe e të tjera artiste të famshme.
Edhe Armina, ashtu si ato, shfaqet gjithnjë perfekte, me lëkurë të shkëlqyeshme dhe buzë të kuqe në fotot e plazhit këtë vjeshtë. Partnerja ish-miss e Shkëlzen Berishës, pas karrierës si prezantuese e spektakleve televizive, tashmë i është përkushtuar modës në mënyrë profesionale, pasi duket se është pasioni më i madh që ka.

Jeta e saj është e mbushur me udhëtime, ndërkohë që ka fatin të ndjekë nga afër javët e modës nëpër botë.

Fashionistja Mevlani vitin e kaluar pozoi për herë të parë për një revistë prestigjioze ndërkombëtare, siç është “Velvet” në versionin italian. Ish-Miss Albania ndau me ndjekësit në Instagram momente nga realizimi i këtij seti mbresëlënës me fotografin Eugenio Qose, përmes një videoje të shkurtër, ku binte në sy luksi i veshjeve dhe grimit profesional. Sa i takon jetës private, duket se lidhja e saj katërvjeçare me Shkëlzenin është forcuar mjaft, pasi ata tashmë bashkëjetojnë dhe bëjnë plane bashkë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera