Rozë

Big Mama përsëri në spital, i nënshtrohet edhe një operacioni

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 09 October 2017

Këngëtarja Besjana Kasami e njohur si Big Mama disa muaj më parë kishte marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë.

Kjo për faktin pasi që Bigu kishte vendosur të përfundojë një operacion për zvogëlimin e lukthit, ku më pas do të mund të largonte kilogramët e tepërt, tranmseotn Gazeta Express.

Pas operacionit e deri më sot, Bigu çdo ditë ka befasur fansat e saj me linjat seksi.

-Advertisement-

Por, këngëtarja simpatike ka vendosur që të bëjë edhe një operacion.

Kësaj radhe, Bigu me këtë operacion do t’ju thotë lamtumirë përdorimit të syzeve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bigu përmes disa imazheve që ka publikuar direkt nga spitali.

“Kesaj radhe ndodhem ne spitalin.Pas kontrolles qe kisha une menjeher vendosa qe te operohem, korigjimi I dioptrise me laser eshte shpetim per mua. Shihemi pas Operacionit… pa syza e pa thjerza p.s besoj opercaioni i fundit do te jete per kete vit di jap fund mo operacioneve”, kishte shkruar Bigu.

Ndryshe Bigu ditë më parë kishte moderuar në edicionin e 13-të të Zhurma Show, ku kishte mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj./Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera