Rozë

Big Mama përlotet teksa flet për babanë e ndjerë: Kur nuk e ke, është shumë keq

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 24 January 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, i është bashkuar jurisë së rubrikës “Vajzat me kordele” në “E Diell”.

Ajo u prek derisa dëgjoi historinë e njërës prej konkurrenteve, së cilës i dha po ashtu edhe disa këshilla.

Artistja nga Maqedonia tregoi se ka qenë shumë e lidhur me të atin, ndërsa i tha se është me fat që është gjallë dhe që e ka pranë.

-Advertisement-

“Edhe unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Kur nuk e ke babanë, është shumë më keq. Alesia tha se je këmbëngulëse, e fortë, nuk ka njeri që të shkel, ashtu dukem edhe unë por në brendi jemi të gjithë me halle dhe ndryshe”, u shpreh Big Mama.

“Për mua nuk ka as nacionalitet, as fe, as ngjyrë por dy lloje të njerëzve, të mirë e të këqij. Për mua mundohu të bëhesh njeri i mirë dhe ndiqe ëndrrën tënde se ke shumë ambicie”, vazhdoi më tej ajo.

Big Mama në vitin që e lamë pas ka qenë shumë e komentuar për hyrjen në Big Brother VIP e gjithashtu edhe për debatet në të cilat ishte e përfshirë.

Ajo u largua nga gara pas një sherri që kishte të bënte me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antonela Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera