Lajme

Bien para nga qielli si në filma

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 18 December 2018

Një skenë që ndodh ta shohim vetëm në filma, ose ta ëndërrojmë, ka ndodhur në një lagje të varfër të Hong Kongut.

Kartëmonedha me vlerë 100-dollarëshe nisën të “binin nga qielli”, teksa banorët e lagjes dolën jashtë me nxitim për t’i mbledhur.

Të llogaritura në total, kartëmonedhat kapin vlerën e 25 mijë dollarëve.

-Advertisement-

Wong Ching-kit, 24 vjeç, mendohet se është gjeniale pas kësaj skene aq të bukur dhe dëshpëruese njëkohësisht.

I riu është arrestuar nga policia për shkaktim rrëmuje në vend publik.

Mediat e huaja raportojnë se ai njihet si “mjeshtër i monedhave virtuale” pasi ka një kompani që reklamon monedha digjitale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera