Lajme

I bie të fikët pasi kupton sa është dënuar

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 13 February 2018

Fatmir Musliji, i akuzuari për krim të organizuar dhe narkotikë është alivanosur, pasi ka kuptuar sa është dënuar.

Fatmir Musliji i akuzuari për krim të organizuar dhe posedim, shitje e shpërndarje të substancave narkotike në vazhdimësi, nuk e ka pritur mirë dënimin që gjykata i shqiptoi.

Kur kryetarja e trupit gjykues Suzana Çerkini shpalli aktgjykimin me të cilin të akuzuarin Fatmir Musliji e dënoi me 10 vjet burg e 10 mijë euro gjobë, Musliji u alivanos.

-Advertisement-

Musliji u dënua me burgim dhe gjobë vetëm për shitje e posedim narkotikësh, ndërsa u lirua nga akuza për krim të organizuar.

Bashkë me Muslijin në këtë proces gjyqësor kanë qenë të akuzuar edhe Brahim Xhemajli si dhe Zijadin Gashi.

Brahim Xhemajlit gjykata i ka shqiptuar dënimin prej 4 vjet e gjashte muajsh burgim si dhe 4 mije euro gjobë, ndërsa Zijadin Gashit 3 vjet e tre muaj burgim si dhe 500 euro gjobe.

Edhe Xhemajli e Gashi janë dënuar për veprën penale të blerjes, posedimit dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Rasti i Muslijit, Xhemajlit e Gashit ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Para kthimit në rigjykim, themelorja e kishte dënuar Fatmir Muslijin me 8 vjet burgim e 10 mijë euro gjobë, Brahim Xhemajlin 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 4 mijë euro gjobë ndërsa Zijadin Gashi ishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim si dhe 2 mijë euro gjobë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera