Lajme

​Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 24 August 2022

18 pacientë të konfirmuar me COVID-19 aktualisht janë të shtrirë nëpër klinika e spitale në të gjithë Kosovën.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Pediatrisë vetëm një fëmijë i infektuar me koronavirus po merr trajtim.

Sipas raportit të punës për datën 24 gusht 2022, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve:

Klinika Infektive, 4 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv

Klinika e Pediatrisë: 1 pacient

Spitali i Gjakovës: 6

Spitali i Prizrenit: 2

Spitali i Pejës: 2

Spitali i Gjilanit: 4,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera