Lajme

Bie numri i gjobave të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër COVID-it

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 01 December 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 169 tiketa për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Duke marrë parasysh statistikat nga e mërkura e kaluar deri sot, shihet një rënie e ndjeshme e këtyre gjobave.

Një ditë më parë, të martën, janë shqiptuar gati 115 gjoba më shumë se ditën e sotme, gjithsej 283 të tilla.

-Advertisement-

Ndërkaq të hënën ky numër ka qenë ende më i lartë, me 351tiketa të shqiptuara për mosrespektim të këtyre masave.

E për ditën e flamurit ka qenë kulmi i dhënies së këtyre gjobave, me 356 të tilla.

Ndërsa më së paku gjoba për masat kundër COVID-19, duke përjashtuar ditën e sotme, janë shqiptar një javë më parë me gjithsej 190.

Më poshtë gjeni numrin e gjobave të shqiptuara për një javë në Kosovë, nga 25.11-01.12.2021

01.12.2021 169
30.11.2021 283
29.11.2021 351
28.11.2021 356
27.11.2021 286
26.11.2021 264
25.11.2021 190

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera