Fokus

Bie kulmi i Komunës së Prishtinës që u rinovua në gusht e kushtoi mbi 386 mijë euro, kush është kompania që rikonstruoi atë?

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 18 January 2024

Kulmi që u shemb sot në objektin e ri të komunës së Prishtinës, ku si pasojë një vajzë 23 vjeçare mori lëndime të rënda ishte rinovuar në gusht të vitit të kaluar.

E rinovimi i këtij kulmi që u shemb sot, komunës së Prishtinës në krye me Përparim Ramën i kushtoi hiq më pak se 386 mijë e 96 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Ani pse objekti i kësaj komune është i ri kulmi është rinovuar sërish në muajin gusht, kurse sot kur gjendemi në muajin janar, u shemb një pjesë e tij.

-Advertisement-

Gazeta Infokus kishte raportuar për këtë kontratë në muajin gusht që i ishte dhënë operatorit ekonomik “NBT -ING” SH.P.K./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera