Biden viziton kufirin me Meksikën mes thellimit të krizës së migrantëve

Autori: Gazeta inFokus
19:03 | 08 January 2023
Presidenti Joe Biden shkon sot në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, e para vizitë, që nga marrja e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, rreth dy vjet më parë.
Vizita në El Paso të Teksasit vjen ndërsa Presidenti Biden njoftoi një plan të ri që ka si objektiv krizën e migrantëve në kufirin amerikan.
Vizita e Presidentit Joe Biden në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës vjen mes shtimit të trysnisë nga ligjvënësit republikanë lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar kriza e migrantëve, e cila po thellohet edhe më tej.
Përpara vizitës në El Paso të Teksasit, Presidenti Biden njoftoi të enjten një plan të ri që synon të ngadalësojë prurjet e migrantëve. Rreth 200, 000 migrantë futen çdo muaj në kufirin jugor amerikan.
“E di që është një çështje e ndërlikuar dhe nuk dua të pretendoj se kjo është një gjë e lehtë për t’u trajtuar”, tha Presidenti Biden lidhur me ata që përpiqen të kalojnë ilegalisht kufirin dhe të kërkojnë azil nga Kuba, Nikaragua, Haiti dhe Venezuela.
“Mos hajdeni në kufi. Qëndroni atje ku jeni dhe aplikoni ligjërisht prej andej”, ishte thirrja e Presidentit Biden drejtuar migrantëve. /Euronews albania

Të tjera
-
PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune
Partia Demokratike e Kosovës në Drenas e ka propozuar sërish Ramiz Lladrovcin...
-
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Organizatorët e platformës ‘Liria ka emër’ kanë thirrur konferencë për media ...
-
Ngërçi politik, Presidentja nuk tregon pse nuk po i vazhdon takimet
29 tentimet në Kuvendin e Kosovës dhe pamundësia në formimin e institucioneve...
-
Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi
Analisti politik, Halil Matoshi teksa fliste mbi paralizën poltikë në vend, a...
-
Dërguti: Edi Rama i vetmi që flet kundër padrejtësive të Hagës
Analistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova, tha se në rrafshin diplom...
-
Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri
Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në ...
-
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare bashkë me ato lokale, Cakolli shpjegon tri opsione kushtetuese
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pas caktimit të 12 te...
-
Zafir Berisha largohet nga Nisma Socialdemokrate
Ish-deputeti Zafir Berisha, ka njoftuar se është larguar nga NISMA Socialdemo...
-
U ndalua nga Serbia, ish-polici i Kosovës dënohet me 1 muaj paraburgim
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua...
-
Abazi: Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin, është rritur shumë për një paranojak si ai
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti Haki Abazi ka ngritur akuza të rënd...
-
Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
Ndërsa zhurma më e madhe për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në...
-
OVL UÇK i dërgon letër Osmanit lidhur me vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara
OVL UÇK i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani, për mandatin ...