Biden: Pushtimi i Ukrainës do të shkaktonte vuajtje të mëdha
Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 13 February 2022
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë “do të shkaktonte vuajtje të mëdha për njerëzit” dhe “do të zvogëlonte pozitën e Rusisë” në botë.
Shtëpia e Bardhë bëri këtë njoftim pas bisedës telefonike që zhvilluan dy presidentët të shtunën.
Biden përsëriti se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të “përgjigjeshin me vendosmëri” nëse Rusia pushton.
Ai tha se reagimi i aleatëve do të kishte “kosto të shpejta dhë të rënda për Rusinë”.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, por ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë”, paralajmëroi Biden.
Telefonata, e cila zgjati rreth një orë, nuk shkaktoi ndonjë ndryshim thelbësor në tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, që foli me gazetarët.
Mbetet e paqartë nëse Rusia është e gatshme të ndjekë rrugën diplomatike, tha ai, duke shtuar se Rusia mund të vazhdojë me veprime ushtarake.
Rusia, tash e sa muaj, ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në kufi me Ukrainën, por ka mohuar se ka plane për pushtim.
Sipas Rusisë, NATO-ja është ajo që paraqet kërcënim për sigurinë e saj.
Shteti rus ka kërkuar garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe se nuk do të pranojë në radhët e saj vendet ish-sovjetike, përfshirë Ukrainën.
SHBA-ja dhe NATO-ja kanë refuzuar kërkesat ruse për zgjerimin, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Kremlini, Putin i tha Bidenit se përgjigjja e SHBA-së ndaj kërkesave ruse për sigurinë, nuk ka marrë parasysh shqetësimet e Moskës, andaj ajo “do të përgjigjet së shpejti”.
Para se të fliste me Bidenin, Putin zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Në një përmbledhje të kësaj telefonate, Kremlini tha se është bërë pak përparim drejt zbutjes së tensioneve.
Sipas Presidencës franceze, në anën tjetër, Macron dhe Putin “shprehën dëshirën për të vazhduar dialogun”.
Thirrjet u organizuan pasi zyrtarët amerikanë thanë të premten se Rusia ka grumbulluar trupa të mjaftueshme pranë Ukrainës, për të nisur një pushtim të madh dhe u kërkuan të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen nga ky vend brenda 48 orësh.
Thirrje të ngjashme për evakuim lëshuan edhe vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.
Pentagoni tha se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, foli në telefon me homologun e tij rus, Sergei Shoigu, për situatën e krijuar. Austin po ashtu urdhëroi ripozicionimin e përkohshëm të trupave të Gardës Kombëtare jashtë Ukrainës.
“Ky ripozicionim nuk nënkupton ndryshime në vendosmërinë tonë për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës, por do të ofrojë fleksibilitet në sigurimin e aleatëve dhe frenimin e agresionit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Të shtunën, edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se rruga diplomatike për zgjidhjen e krizës mbetet e hapur, porse kjo kërkon nga Moska “të shtensionojë [situatën]”./rel/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...