Lajme

Biden njofton paketën e re prej 425 milionë dollarësh për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 17 October 2024

Presidenti Joe Biden zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy lidhur me ndihmën për mbrojtjen e Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.

Biden njoftoi gjithashtu një paketë ndihme në fushën e sigurisë prej 425 milionë dollarësh për Kievin, që përfshin kapacitete shtesë të mbrojtjes ajrore, raketa tokë-ajër, automjete të blinduara si dhe të tjera armatime thelbësore për të trajtuar nevojat urgjente ushtarake të këtij vendi.

Shtetet e Bashkuara do të furnizojë Ukrainën me më shumë pajisje në muajt e ardhshëm, mes tyre qindra raketa interceptuese, dhjetëra sisteme taktike të mbrojtjes ajrore, e sisteme shtesë artilerie, qindra transportues të blinduar dhe automjete luftarake për këmbësorinë.

-Advertisement-

Muajin e ardhshëm Presidenti Biden pritet të drejtojë një takim virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës për të koordinuar ndihmën ndërkombëtare për këtë vend.

Zelenskyy planifikon të nxisë objektivin e vendit të tij për t’u anëtarësuar në NATO të enjten, gjatë një takimi në Bruksel me ministrat e mbrojtjes të aleancës.

Por shefi i NATO-s Mark Rutte tha se ka ende çështjet “të vështira” që duhen zgjidhur, përpara se Ukraina të anëtarësohet në aleancë.VoA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera