Biden: Mbështetja për Izraelin dhe Ukrainën jetike për sigurinë e SHBA-ve
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 20 October 2023
Presidenti Joe Biden deklaroi se është “jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara” që Izraeli dhe Ukraina të kenë sukses në luftërat e tyre.
Në një fjalim televiziv drejtuar vendit mbrëmjen e së enjtes, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen më thellë lidhur me dy konfliktet e huaja, ndërsa ai do t’i kërkojë Kongresit miliarda dollarë në ndihma ushtarake për të dy vendet.
Nëse agresioni ndërkombëtar lejohet të vazhdojë, tha Biden, “konflikti dhe kaosi mund të përhapen në pjesë të tjera të botës”. “Hamasi dhe Putini përfaqësojnë kërcënime të ndryshme”, tha Presidenti Biden. “Por ata kanë një të përbashkët. Ata duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje”.
Presidenti Biden tha se do t’i dërgonte Kongresit një kërkesë urgjente për financim, e cila pritet të jetë 105 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm. Propozimi, i cili pritet të prezantohet të premten, përfshin 60 miliardë dollarë për Ukrainën, pjesa më e madhe e të cilave është për të rëmbushur rezervat e armëve amerikane.
14 miliardë dollarë do të jenë ndihma për Izraelin, 10 miliardë për përpjekjet humanitare, 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin, sipas tre individëve me njohuri për propozimin i cili do të publikohet të premten.
“Është një investim mendjehollë që do të sjellë rezultate për sigurinë amerikane për breza me radhë”, tha Presidenti Biden.
Biden shpreson se bashkimi i të gjitha këtyre çështjeve në një legjislacion të vetëm do të krijojë koalicionin e nevojshëm politik për të siguruar miratimin nga Kongresi.
Fjalimi i Presidentit Biden vjen një ditë pas udhëtimit në Izrael, ku ai tregoi solidaritet me betejën e këtij vendi kundër Hamasit ndërsa bëri thirrje për më shumë ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.
Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Biden përballet me sfida të mëdha ndërsa përpiqet të sigurojë fondet nga Kongresi. Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në kaos pasi shumica republikane nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë një drejtues të ri pas shkarkimit dy javë më parë të kryetarit Kevin McCarthy.
Përveç kësaj, republikanët e vijë së ashpër kundërshtojnë dërgimin e më shumë armëve për Ukrainën, ndërsa po bëhen gati dy vjet nga fillimi i agresionit rus.
Kërkesa e mëparshme e Presidentit Biden për fonde, e cila përfshinte 24 miliardë dollarë për të ndihmuar në muajt e ardhshëm të luftimeve në Ukrainë, u hoq nga legjislacioni buxhetor muajin e kaluar, pavarësisht një lutjeje personale nga zoti Zelenskyy.
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se ndihma me armatime për Ukrainën është jetike që ai vend të mos humbasë terren ndaj agresorit rus, ndërsa Kievi ka bërë përparime kohet e fundit në një kundërofensivë rraskapitëse.VOA
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...