Lajme

Biden i kthehet sërish punës në Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 20 November 2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rikthyer sërish në punën e tij, pas një pauze të shkurtër që pati për shkaqe shëndetësore.

Sekretaria për media në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, në një intervistë për media ka deklaruar se Biden e kishte telefonuar zëvendëspresidenten Kamala Harris se ishte mirë me shëndetin dhe mund t’i kthehej punës.

Harris ishte presidente e shtetit për pak minuta pasi Biden ia kishte deleguar detyrën për shkak se nuk ndjehej mirë.

-Advertisement-

Biden do të qëndrojë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed derisa ta përfundojë të gjithë trajtimin, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera