Lajme

Biden i çon një paralajmërim të fortë Putinit për armët bërthamore

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 25 October 2022

Rusisë i ka ardhur një paralajmërim i radhës nga presidenti amerikan Joe Biden që “as të mos e mendojë” përdorimin e armëve bërthamore në frontin e luftës në Ukrainë.

Në deklaratat e bëra të martën, Joe Biden theksoi se do të ishte një “gabim jashtëzakonisht i rëndë” çdo sulm me armë bërthamore në det të hapur, pra ato të destinuara për frontin e luftës.

“Nuk mund të garantoj se do të jenë provokuese. Nuk e di. Por do të jetë një gabim shumë i rëndë”, u tha ai gazetarëve.

-Advertisement-

Ditët e fundit Moska ka lënë të kuptohet në më shumë se një rast se Ukraina po përgatitet të përdorë një “bombë të pistë” (një lloj arme bërthamore) dhe të fajësojë Rusinë. Kievi i mohon akuzat dhe ia atribuon ato propagandës nga autoritetet ruse.

Sipas informacioneve që kemi, dy organizata ukrainase kanë udhëzime specifike për të ndërtuar të ashtuquajturën ‘bombë e pistë’.

“Puna ka hyrë në fazën përfundimtare”, tha të hënën gjeneralmajor Igor Kirillov, përgjegjës për substancat radioaktive, produktet biologjike dhe kimike të ushtrisë ruse.

Siç tha ai, “qëllimi i këtij provokimi është të akuzojë Rusinë për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë dhe në këtë mënyrë të nisë një fushatë të fortë anti-ruse në botë”, tha ai, duke vlerësuar se Kievi kryesisht dëshiron të “frikësojë popullsinë lokale dhe të rrisë fluksin e refugjatëve nëpër Evropë”.

Megjithatë, SHBA dhe NATO nuk shohin shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. /abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera