Lajme

Biden: Ekziston mundësia që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në shkurt

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 28 January 2022

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka paralajmëruar që ekziston mundësia që Rusia mund të pushtojë Ukrainën, muajin e ardhshëm.

Ndërkohë Rusia thotë se sheh “pak terren për optimizëm” në zgjidhjen e krizës pasi SHBA-ja hodhi poshtë kërkesat kryesore të Rusisë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse në kufijtë e Ukrainës në javët e fundit ka ngjallur frikën e një pushtimi, por Rusia mohon se po planifikon një sulm.

-Advertisement-

Presidenti amerikan i bëri këto komente në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten.

“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në shkurt”, ka thënë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.

“Këtë e ka thënë publikisht dhe për këtë kemi paralajmëruar me muaj të tërë”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera