Biden e siguron Zelenskyn lidhur me mbështetjen globale për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 22 September 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua me liderin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë. Ai falënderoi presidentin amerikan për ndihmën që i jep Kievit për të luftuar “terrorin rus”, ndërkaq Biden i tha homologut ukrainas se ai do të sigurohet “se bota qëndron” me Ukrainën, duke shtuar tanket e para amerikane Abrams janë nisur për në Ukrainë.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë përmbylli një sërë takimesh të Zelenskyt në SHBA, i cili foli para Kombeve të Bashkuara dhe u takua me liderët e Kongresit amerikan dhe me shefat e ushtrisë amerikane.
Biden lavdëroi “trimërinë e madhe” të popullit ukrainas në luftën e tyre kundër pushtimit rus dhe tha se “populli amerikan është i vendosur të shohë që ne të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që bota të qëndrojë me ju”.
“Ne po mbështesim një paqe të drejtë dhe afatgjatë, një paqe që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha presidenti Biden.
Biden tha se Rusia “po pengon” paqen në rajon dhe se Moska po shpreson që të përdorë stinën e dimrit “si armë” kundër popullit ukrainas.
Zelensky i tha Bidenit se ukrainasit “e vlerësojnë shumë ndihmën e ofruar nga SHBA-ja për të luftuar terrorin rus”.
Ai tha se ndihma e Uashingtonit do të ndihmojë në forcimin e aftësive të mbrojtjes të Ukrainës gjatë stinës së dimrit.
Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja do t’i japë Ukrainës “aftësi të reja të rëndësishme të mbrojtjes ajrore”, por tash për tash nuk do t’i ofrojë Kievit raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS, që Ukraina i kërkon.
Pas takimit me Zelenskyn, Biden tha se tanket e para M1 Abrams do të arrijnë në Ukrainë javën e ardhshme.
Paraprakisht, Zelensky u takua me liderët e Dhomës së Përfaqësuesve, duke kërkuar që të marrë më shumë mbështetje për shtetin e tij që po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022./REL
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...