Lajme

Biden do të vizitojë kufirin Poloni-Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 25 March 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë sot në një qytet pranë kufirit polako-ukrainas në pjesën e fundit të udhëtimit të tij katër ditor në Evropë.

Air Force One do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszow, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Gjatë vizitës së tij, zoti Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të ShBA-së, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ai do të marrë gjithashtu informata për situatën e rëndë humanitare në Ukrainë.

Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur në Poloni, ku kryeqyteti Varshava strehon rreth 300 mijë prej tyre.

Biden pritet të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda për të falënderuar vendin për përpjekjet e tyre humanitare.

Udhëtimi i Presidentit të ShBA-së vjen pasi Perëndimi përballet me pyetje urgjente se çfarë do të bëjë më shumë për të ndihmuar ukrainasit që janë ende duke i bërë ballë sulmit rus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera