Biden: Amerika u bë më e fortë falë politikës sonë të jashtme

Autori: Gazeta inFokus
18:13 | 14 January 2025
Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm një javë përpara se të largohet nga detyra. Ai renditi argumentet se përse duhet vazhduar me të njëjtën qasje, vetëm disa ditë përpara rikthmit në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar se do ta ndryshojë drejtimin e politikës së jashtme.
Presidenti Joe Biden e përmblodhi politikën e jashtme në 4 vitet e administrates së tij, duke deklaruar se:
“Aktualisht, në gjykimin tim, falë administratës sonë, Shtetet e Bashkuara po fitojnë konkurrencën botërore. Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët. Dhe ne nuk kemi shkuar në luftë për t’i bërë të gjitha këto të mundura”, tha zoti Biden.
Presidenti u ndal veçanërisht tek mbështjetja e fuqishme në institucionet dhe normat shumëkombëshe të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai përmendi si shembull zgjerimin e NATO-s, duke deklaruar se blloku transatlantik i sigurisë pengoi planin e presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën fqinje.
“Kur Putini sulmoi Ukrainën, ai mendoi se mund ta pushtonte Kievin brenda pak ditësh. E vërteta është se që kur filloi lufta, unë jam i vetmi që qëndrova në qendër të Kievit, jo ai. Putin nuk arriti kurrë”, tha Biden.
Presidenti Biden tha se vendet autoritare si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia, po lidhen me njëri-tjetrin, më shumë për shkak të “dobësisë se sa forcës”.
Sa i përket konfliktit të rëndë që filloi në Izrael dhe që ka përfshirë rajonin, ai tha se administrata e tij po punonte për t’i dhënë fund luftës, që shpërtheu më shumë se një vit më parë.
Ai vuri veçanërisht në dukje punën e tij në realizimin e shkëmbimit më të madh të të burgosurve në historinë moderne, vitin e kaluar.
Më herët të hënën, në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare veçoi përparimin në bisedimet për një marrëveshje që do të bënte të mundur lirimin e personave që mbahen peng nga Hamasi prej më shumë se një viti. “Ne mendojmë se këto hollësi janë në prag të përmbylljes së të plotë dhe palët janë më afër përfundimit të kësaj marrëveshjeje. Nëse do të mundemi që nga kjo fazë që jemi tani, ta përmbyllim marrëveshjen, këtë do ta tregojnë orët dhe ditët në vazhdim”, u shpreh zoti Jake Sullivan.
Ekspertët analizojnë transferimin e pushtetit dhe ndikimin tek politika e jashtme.
“Është shumë e mundur që trashëgimia e politikës së jashtme të Joe Bidenit të jetë ajo e presidentit të fundit të Shteteve të Bashkuara që mbështet rendin botëror që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Sepse Donald Trumpi dëshiron ta ndryshojë në një mënyrë shumë radikale dhe ndoshta do ta bëjë këtë”, shprehet Jim Kessler nga Organizata ‘Third Way’.
“Kjo ishte një përpjekje e Presidentit Biden për të deklaruar se pati një rikthim të diplomacisë dhe se ai do të lërë gjurmë në politikën e jashtme amerikane. Por kur të vijë koha që historianët të shkruajnë, mendoj se mënyra se si ata do ta kujtojnë Presidentin ka të ngjarë të përcaktohet më shumë nga ajo që do të ndodhë tani”, shprehet Andrew Payne nga Universiteti i Londrës.
Mandati i Presidentit Joe Biden përfundon në 20 janar./VOA

Të tjera
-
Policia e Kosovës identifikoi 28 persona të dyshuar për më pak se një muaj në kryeqytet
Policia e Kryeqytetit që nga 1 prilli, më saktë për 17 ditë ka arritur t’i id...
-
Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçare në Obiliq, policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Raskovë të Obi...
-
Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë: Radoiçiqi dhe serbët e tjerë të akuzuar për sul*min në Banjskë, nuk gjykohen në mungesë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale ...
-
Presidentja ndan Titullin “Nderi i Republikës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Presidentja Vjosa Osmani u ka ndarë Titullin “Nderi i Republikës”të mbijetuar...
-
Vëllai i Rexhep Selimit e viziton atë në Hagë me djalin e tij, tjetri nuk lejohet
Ramadani, vëllai i Rexhep Selimit, ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë në ...
-
Alarmon eksperti i sigurisë kibernetike: Kujdes një s*lm i madh po ndodh në Telegram
Halil Berisha, ekspert i sigurisë kibernetike, pati paralajmëruar për valën e...
-
Arrestohet 25-vjeçari në Petrovë, kërkohej nga policia
Një 25-vjeçar me inicialet L.H. është arrestuar sot në fshatin Petrovë të Sht...
-
Punëtorët e “Pastrimit” në Drenas pezullojnë grevën – kanë një ultimatum për menaxhmentin
Pas disa ditësh protestë dhe bojkot pune, mbi 50 punëtorë të njësisë së pastr...
-
Rama: Ndalimi i punimeve në “Xhorxh Bush”, tendencë për të bllokuar zhvillimin e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka adresuar shqetësimin lidhur me ndalim...
-
Sulmi më vde* kjeprurës i SHBA-së në Jemen v* ret 74 persona, thonë Houthi
Të paktën 74 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore amerikane në porti...
-
Xhavit Haliti: Avniut mund t’ia ketë kërkuar Kurti të mos e vazhdojë seancën, çdonjëri mund të përdoret nga partia e vet
Thirrja e partive politike për një takim konsultativ dhe më pas ndërprerja e ...
-
Motoçiklisti 67-vjeçar vetaksidentohet në magjistralen Mitrovicë – Zveçan
Një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë–Zveçan, ku një 67-vjeçar...