Biden: 20 milionë vaksina për vendet e tjera deri në fund të qershorit
Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 18 May 2021
Presidenti Joe Biden njoftoi të hënën se do të dërgojë të paktën 20 milion doza vaksinash COVID-19 në vendet e tjera deri në fund të qershorit. Kjo shënon herën e parë që Shtetet e Bashkuara japin për vende të tjera vaksina të autorizuara dhe të destinuara për përdorim brenda vendit.
Zoti Biden njoftoi se do të dërgojë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, përveç 60 milion dozave të vaksinës AstraZeneca që kishte planifikuar tashmë t’u jepte vendeve të tjera.
Ndryshe nga të tjerat, AstraZeneca nuk është ende e autorizuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara. “Ashtu si në Luftën e Dytë Botërore Amerika ishte arsenali i demokracisë, në betejën kundër pandemisë COVID-19 vendi ynë do të jetë arsenali i vaksinave,” tha Presidenti Biden.
Ai vuri në dukje se asnjë vend tjetër nuk do të dërgojë më shumë vaksina jashtë se sa Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara kanë administruar më shumë se 272 milion doza vaksinash COVID-19 dhe kanë shpërndarë më shumë se 340 milion, sipas të dhënave federale të publikuara të hënën në mëngjes.
Gati 60% e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë vaksine, gjë e që e bën atë të jetë shumë më përpara vendeve si Brazili dhe India, të cilat kanë nevojë të dëshpëruar për më shumë doza dhe po luftojnë për të kontrolluar shpërthimet e COVID-19. Presidenti Biden ka qenë nën presion global për të ndarë vaksinat amerikane me vendet e tjera, por këmbëngulte se së pari duhet ta vinte pandeminë nën kontroll brenda Shteteve të Bashkuara.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...